string(87) "gruda-qytetaret-kerkuan-qeveri-te-re-bedri-hamza-eshte-kryeministri-i-duhur-per-kosoven"

Gruda: Qytetarët kërkuan qeveri të re, Bedri Hamza është kryeministri i duhur për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

11/02/2025 8:44

Kandidati për deputet i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka vlerësuar se qytetarët në këto zgjedhje kanë kërkuar një qeveri që vendos interesin e tyre mbi gjithçka.

Lexo Edhe:

Në profilin e tij në “Facebook”, Gruda ka shkruar Bedri Hamza është njeriu i duhur që duhet ta drejtojë këtë qeveria.

“Qytetarët e Kosovës kanë folur qartë: ata duan ndryshim dhe një qeveri që vendos interesin e popullit mbi gjithçka. Partia në pushtet ka humbur mbështetje, ndërsa PDK ka shënuar rritje të dukshme, duke dëshmuar besimin e qytetarëve për një drejtim të ri. Bedri Hamza është kryeministri i duhur për Kosovën – një udhëheqës i përgjegjshëm dhe i përkushtuar për ta çuar vendin përpara. Tani është koha të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar Gruda.