string(65) "tv21-ne-maqedoni-ndalohet-shtetasi-i-kosoves-i-kerkuar-nga-serbia"

TV21: Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Lajme

Gazeta Express

15/02/2025 8:44

TV21 mëson se në kufirin e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, Policia e RMV-së ka ndaluar një person, pasi për të njëjtin kishte urdhër arrest ndërkombëtar të shpallur nga Serbia.

Rasti është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nuk zbulojnë detaje.

Lexo Edhe:

“Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, thonë nga MPB-ja për TV21