string(36) "sa-vota-i-mori-deri-tash-ragip-xhaka"

Sa vota i mori deri tash Ragip Xhaka?

Futboll

Gazeta Express

19/02/2025 10:52

Babai i Granit e Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, i cili ishte kandidat për deputet për Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është në listën e 36 më të votuarve të kësaj partie.

Xhaka tashmë i ka marrë 11 mijë e 352 vota, derisa numërimi i votave është duke vazhduar, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Në fletëvotim, Xhaka ka garuar me numrin 34, të cilin e mban në fanellë Granit Xhaka, një numër i shenjtë ky për familjen Xhaka. /Gazeta Express