string(83) "arrestohet-nje-burre-ne-ferizaj-dyshohet-se-e-rrahu-gruan-vec-pse-shkoi-te-frizerja"

Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se e rrahu gruan veç pse shkoi te frizerja

Lajme

Gazeta Express

23/02/2025 17:51

Një burrë është arrestuar pasditen e së shtunës në Ferizaj. Ai dyshohet se kishte rrahur gruan me të cilën bashkëjeton.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se i dyshuari edhe e kishte kanosur viktimën pas një mosmarrëveshjeje.

Lexo Edhe:

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi.

Klan Kosova raporton se ngjarja ka ndodhur pasi viktima (gruaja) kishte shkuar në një sallon bukurie për t’i rregulluar flokët dhe i dyshuari në shenje revolte kishte eskaluar në sjellje, duke e kërcënuar dhe rrahur.