Shkrimtari dhe publicisti, Rexhep Qosja, pasi kishte dalë publikisht në përkrahje të LVV-së dhe Kurtit për zgjedhjet e 9 shkurtit, tashmë ka nisur të shkruaj në profilin e tij si militant i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, shkruan Gazeta Express.
Qosja ka shkruar se nëse s’shkarkohen dhe nëse s’dënohen gjyqtarët dhe prokurorët “e korruptuar”, s’mund të shërohet Kosova, meqë siç pretendon Qosja, prokurorët e gjyqtarët “kanë formuar kartel” dhe “diktaturë gjyqësore”.
“Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, NUK mund ta SHËRONI Kosovën.Ata e kanë formuar një kartel (një DIKTATURË GJYQËSORE) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre”, ka shkruar Qosja.
Ky narracion kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve është një qasje të cilën Kurti, partia dhe qeveria e tij e kanë ndjekur përgjatë katër viteve në pushtet./GazetaExpress/