string(101) "thaci-shihet-pertej-xhamit-te-zi-te-vetures-se-eulex-it-duke-bere-me-gisht-teksa-largohet-nga-shtepia"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2025 14:33

Thaçi shihet përtej xhamit të zi të veturës së EULEX-it duke bërë me gisht teksa largohet nga shtëpia

Lajme

Gazeta Express

21/03/2025 14:33

Pasi ka qëndruar për dy orë me familjen e ngushtë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga aty me veturat e EULEX-it.

Në një fotografi të shkrepur, ish-presidenti Hashim Thaçi shihet përtej xhamit të zi të veturës së EULEX-it teksa bën me gisht, ndërkohë që largohet nga shtëpia.

Lexo Edhe:

Para vizitës në shtëpi tek familja, Thaçi ka nderuar babain e tij tek varrezat e Burojës./GazetaExpress/