string(56) "gerta-shperthen-ne-lot-ne-big-brother-per-koke-te-djemve"

TV/Film

Gazeta Express

21/03/2025 19:24

Gerta shpërthen në lot në Big Brother: “Për kokë të djemve…”

TV/Film

Gazeta Express

21/03/2025 19:24

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” është përfshirë sot në disa debate të forta mes banorëve.

Gerta ka diskutuar me Loredanën, pasi kjo e fundit nuk e beson banoren në fjalët që ajo i ka thënë.

Lexo Edhe:

Sipas Loredanës, Gerta nuk ka shkuar pranë saj kur ishte keq, apo nëse ka shkuar e ka bërë për keq.

Gerta në këto momente ka shpërthyer në lot dhe bëri be në kokë të fëmijëve se ka qenë e sinqertë me të kur i ka thënë se do t’a ndihmojë që të shkojë në finale.

Pjesë nga debati:

Gerta: Këtu është tmerr, tmerr në këtë shtëpi. Si të kam folur për Jozin?

Loredana: Manipulime ‘Lori e do finalen?’. Kur ti nuk ke konsideratë për mua

Gerta: Si nuk kam konsideratë moj

Jozi: Nuk je e sinqertë me të

Gerta: Ik andej ti. Lorit ja kam thënë hapur, nuk ti kam thënë pas krahëve. Ça ka këtu që nuk shkon

Loredana: Ti thua dua të të ndihmoj. Kam 3 ditë që jam keq dhe ti nuk ke ardhur, kur vjen, vjen me të keq. Ça të bëra unë aq të keqe të më shuash ‘mirupafshim jam vetëm’.

Gerta: Si nuk të kam folur moj

Loredana: Në mënyrë të mirë

Gerta: Po moj. Unë erdha të propozova për finalen. Për kokë të çunave e kam thënë seriozisht.