Ditën e sotme Aldo ka debatuar me një pjesë të mirë të banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.
Ai u ka kërkuar llogari Rozanën dhe Gertës se pse vijojnë të flasin me Jozin pavarësish gjërave që kanë thënë njëri-tjetrin, apo që i kanë bërë njëri-tjetrit në këtë lojë.
Rozana iu përgjigj se Jozi në ndryshim nga ai e ka kërkuar që ata të flasin bashkë dhe sipas saj, banori ka humor.
Nga ana tjetër, Gerta i tha se ‘nuk janë shokë me Jozin’ dhe se i ka thënë që nuk e fal për atë që i ka bërë.
Më pas Aldo dhe Jozi i thanë se pse zgjodhi emrin e Loredanës gjatë prime-t të kaluar kur Ledion Liço u tha atyre që të thonin një emër për të përfaqësuar grupin e tyre.
Pjesë nga debati:
Jozi: E zgjodhe për më të dobëtën, mos mi shit mua këto broçkulla
Gerta: Tha Ledioni me zgjedhur një përfaqësues
Aldo: E ti the emrin e Loredanës
Gerta: Unë rrezikova dhe veten time se thashë emrin tim
Aldo: Për vete nuk të gjykon njeri, më mirë veten se Loredanën
Jozi: Ti je zero
Gerta: Që mbrëmë i kemi vënë kapak atij muhabeti
Jozi: Unë i kam vënë me kohë
Gerta: Ti nuk e di fare ça bëhet këtu dhe nuk ke punë, me mua jo, nuk bëhet fjalë
Jozi: E di si ju lexoj, ju jeni frikacakë
Gerta: Pjesë e rrengut e kalova lehtë, po atë mbrëmë jo
Jozi: Je intrigë
Gerta: Po flet si Rozana, je frikacak, mos rri këtu fare, ik
Jozi: Si nuk të vjen turp
Gerta: Turp të vijë ty
Jozi: Erdhi Egli Tako dhe qëndrove me të vetëm se është kundër Rozanës
Gerta: Unë nuk të llogaris ty, ti je intrigant që i fut këto mendime Loredanës
Jozi: Nuk të llogaris
Gerta: Jo unë s’të llogaris ty