string(87) "muhaxheri-nese-vv-nuk-e-formon-qeverine-ceshtja-kalon-ne-doren-e-presidentes-se-kosoves"

Muhaxheri: Nëse VV nuk e formon Qeverinë, çështja kalon në dorën e Presidentes së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 13:32

Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri  ka deklaruar se deri tani nuk ka pasur asnjë bisedim për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se procesi i krijimit të ekzekutivit është ende në pritje të zhvillimeve të tjera. Sipas Muhaxherit, për të nisur bisedimet e mundshme për një Qeveri të re, është e nevojshme që parlamenti të konsolidohet fillimisht.

‘’Nuk kemi pasur bisedime . Por pikë së pari duhet me u konsititu Parlamenti, pastaj nisin këto procedura’’, thotë ai.

Lexo Edhe:

Ai sqaroi se, nëse partia fituese, Vetëvendosje (VV), nuk mund të formojë qeverinë, atëherë çështja kalon në dorën e Presidentes së Kosovës, e cila duhet të vendosë nëse ia jep mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë ose jo.

“Nëse VV nuk e bën Qeverinë, atëherë çështja mbetët në vendim apo në tagrin (në dorën e Presidentës) a me ia jep partisë së dytë për formimin e Qeverisë, tek atëherë mundemi me bisedu”, shtoi ai. /Frontonline