“Surrealizmi, jam unë”, – u shpreh Salvador Dali, kur u prezantua në Nju Jork për të përcaktuar punën e tij. Personazh i çuditshëm, narcisit dhe megalomanit, ai është sigurisht një nga piktorët më të famshëm spanjollë të shekullit të 20-të. Dali pretendonte një teknikë shumë klasike, duke i qëndruar besnik pikturës së vajit për pothuajse të gjithë punën e tij. Krijimtaria e tij është shumë e detajuar, me vizatime përgatitore shumë të kujdesshme dhe një ekzekutim shumë të përpiktë, shpesh e parë me lupë.
Dali ishte një piktor gjenial, njëkohësisht një njeri me një ego gjigante. Kishte një dëshirë për vëmendje, sa gjatë qëndrimit në Nju Jork, kur shëtiste, mbante me vete një zile, të cilën e tringëllinte sa herë vërente se kalimtarët nuk po i kushtonin vëmendje të mjaftueshme. I pëlqente madhështia, të ishte i adhuruar dhe i njohur në mbarë botën, një megaloman i deklaruar, njëherazi një artist i papërsëritshëm me një stil krejtësisht të tijin. Salvador Dali la pas një galeri prej afro 1500 pikturash, që sot e kësaj dite nxisin debate për nga tematika, stili dhe mesazhi që ato përcjellin./Hejza