string(121) "mpj-e-kenise-kosoven-e-njohem-per-ti-forcuar-me-tej-raportet-me-shtetet-e-ballkanit-pacolli-erdhi-si-emisar-i-presidentes"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 20:11

MPJ e Kenisë: Kosovën e njohëm për t’i forcuar më tej raportet me shtetet e Ballkanit, Pacolli erdhi si emisar i Presidentes

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 20:11

Ministria e Punëve të Jashtme të Kenisë ka njoftuar se sot ky shtet ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombetare, integritetit territorial dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit.

Në njoftimin e tyre në rrjetin X u bë e ditur se sot presidenti i Kenisë, William Ruto është takuar me Behgjet Pacollin, që shkoi atje si emisar special nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lexo Edhe:

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 u miratua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND)  në vitin 2010.  Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit. 

Në këtë kuadër, Presidenti William Ruto  sot u takua me të dërguarin e posaçëm të Presidentes së Kosovës, Behgjet Pacolli  në State House Nairobi”, thuhet në njoftimin e tyre.