Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ripërsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama me një video të re në rrjetet sociale, ku përdor një fragment nga komedia shqiptare “Prefekti” për të ironizuar.
Basha thotë për Ramën: “E mban mend atë filmin: ‘Je pak pusht ti Fotaq’,” duke kujtuar një frazë të njohur nga komedia.Në video, Basha vazhdon ta komentojë për figurat socialiste të arrestuara dhe nën hetim, duke e pyetur kryeministrin se “ku i ke shokët?”