string(53) "teatri-muharrem-qena-shfaq-premieren-kontesha-arduini"

Teatri “Muharrem Qena” shfaq premierën “Kontesha Arduini”

Arte

Gazeta Express

27/03/2025 12:21

Teatri “Muharrem Qena” në Ditën Botërore të Teatrit, më 27 mars, nga ora 20:00, shfaq premierën “Kontesha Arduini”, një shfaqje plot të qeshura dhe emocione.

“KONTESHA ARDUINI”

Lexo Edhe:

E gjithë ngjarja ndodhë në familjen Verani!

Të lodhur nga monotonia e jetës, qifti Verani ndjejnë nevojën për tu “arratisur” nga përditshmëria e tyre!

Zonja Marina Verani vendos të shkojë në pushime e vetme, e pashoqëruar nga burri i saj, me iden se atje do të gjejë rininë e saj dhe të ndjehet sërish e vlerësur, mbase edhe tërheqëse për të panjohurit!

Zotri Alberto Verani, i mbetur në qetësinë e shtëpisë, dëshiron që këtë “javë lirie” ta shfrytëzoj në maksimum, dhe për fatin e tij të keq apo të mirë, merr një telefonatë të gabuar nga “Kontesha Arduini”, një grua misterioze që porosit dy buqeta me trëndafila të kuq. I joshur nga kjo rastësi magjepsëse, zotri Verani, vendos të luajë me fatin dhe t’i dërgojë trëndafila Konteshës Arduini, duke shtuar një poezi romantike dhe një nënshkrim enigmatik – Misteri.

Por në një kthesë të papritur të fatit, gruaja kthehet para kohe në shtëpi dhe i gjen buqetat me trëndafila dhe poezinë mbi tavolinë!

Ajo që nis si një lojë e pafajshme, shndërrohet në një stuhi pasionesh kur zonja Verani fillon të dashurohet marrëzisht me admiruesin e saj Misterioz, pa e ditur se ky “i dashuruar” është pikërisht burri i saj!

Avokati Saveli dhe Shërbëtorja Rozina, janë dy personazhet tjera që me idetë dhe “ndihmën” e tyre absurde, kontribuojnë në një mori keqkuptimesh që dalin krejtësisht jashtë kontrollit, situata arrin kulmin e saj në një rrëmujë plot të qeshura, romancë dhe mister.

Një komedi brilante ku një tufë trëndafilash bëhet shkak për një dashuri të rindezur, xhelozi të pabazuar, dhe një lojë të ëmbël ku askush nuk është ai që duket… derisa e vërteta vjen dhe shpërthen në mënyrën më gazmore të mundshme!

Regjia: Marigona Bekteshi Ferati

Ass. Regjie: Gezim Hasani

Luajnë: Artan Hetemi – Snupa TC , Qendresa Jashari

Mirsad Ferati , Arbnorë Nuha

Skenograf: Petrit Bakalli / Kostumografe: Dita Statovci / Muzika: Gezim Hasani / Ndriçimi: Murat Kajtazi Leka

Producent: Sabit Beqir Sheremeti / Organizator: Ardian Kavaja / Tonist: Besmir Brahimi / Rekuiziter: Fisnik Uka / Mjeshtër skene: Lulzim Hasani, Beni Beni , Faton Deliu