string(121) "grupi-i-qytetareve-te-pakenaqur-proteston-kunder-rritjes-se-cmimit-te-rrymes-dibran-hoxha-e-godet-me-torte-kreun-e-zrrese"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 13:16

Grupi i qytetarëve të pakënaqur proteston kundër rritjes së çmimit të rrymës, Dibran Hoxha e godet me tortë kreun e ZRRE’së

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 13:16

Analisti Dibran Hoxha, sot ka zhvilluar një aksion simbolik rreth shtrenjtimit të rrymës, ndaj kryetarit të ZRRE-së, Ymerr Fejzullahu, shkruan Gazeta Express.

Hoxha gjatë këtij aksioni, e ka goditur Fejzullahun me një torte ku shkruhej ‘‘15%’’, duke iu referuar kështu kërkesës së ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike në 15 për qind.

Lexo Edhe:

Video është shpërndarë nga faqja ”KEDS t’i kthehet Kosovës”, ku është shkruar edhe se ky aksion është bërë pas kërkesave të shumta nga qytetarët.

‘‘15% nuk kalon! No pasarán!  Pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime!’’, shkruhet në postim. /GazetaExpress