string(109) "e-gjuajten-me-torte-shefin-e-zrre-se-dibran-hoxha-e-anita-mjeku-jane-te-interesuar-per-miliona-na-nuk-ndalemi"

E gjuajtën me tortë shefin e ZRRE-së, Dibran Hoxha e Anita Mjeku: Janë të interesuar për miliona, na nuk ndalemi

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 21:12

Aktivisti Dibran Hoxha sot zhvilloi një aksion ndaj Ymer Fejzullahut të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), duke ia hedhur një tortë në veturë, për shkak të paralajmërimeve për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.

Hoxha tha në “Pressing” se nuk do të ndalen, ndërkaq tha se aksioni nuk ishte personal i tij.

Lexo Edhe:

“E kemi një grup asnjë cent më shumë ku kritikojmë shtrenjtimin e çmimit të rrymës”, tha Hoxha.

Ndërkaq, aktivistja Anita Mjeku tha se ZRrE sikur po do t’ia sigurojë KEDS edhe ndonjë milion shtesë.

“Ne mundemi me ardh në përfundim që këta e kanë shumë të rëndësishme me ia siguru edhe ndonjë milion KEDS’it, e nuk e kanë aspak të rëndësishme mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë ajo. /Gazeta Express