Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka riatdhesuar një 19-vjeçar shqiptar nga Sierra Leone, pas një operacioni të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë.
Kërkesa për ndihmë u bë nga e ëma e të riut, ndërsa MEPJ, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, siguroi kthimin e tij të sigurt në Shqipëri.
Familja shprehu mirënjohje për institucionet që mundësuan rikthimin e tij pas pesë muajsh larg.