Musalia Mudavadi, sekretar i Parë i Kabinetit dhe Sekretar i Kabinetit për Çështjet e Jashtme dhe Diasporën të Republikës së Kenias, ka pritur në takim ambasadën e Serbisë në Kenia, Danijela Cubrilo Martic.
Serbia nuk ka mundur ta pranojë faktin se Kenia ka pranuar Kosovën si shtet, dhe ka dërguar ambasadoren që të shkojë në institucionet e shtetit afrikan për të protestuar kundër vendimit.
Vetë zyrtari i lartë i Kenias tregoi për protestën e ambasadores serbe.
Ai thotë se Kenia vlerëson partneritetin me Serbinë, duke besuar në thellim të bashkëpunimit përkundër vendimit për ta njohur Kosovën si shtet.
“Sot prita Ambasadorja e Serbisë në Kenia, Danijela Cubrilo Martic, e cila ka protestuar për qëndrimin e Kenias për Kosovën. Kenia vlerëson partneritetin e saj diplomatik me Serbinë dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit për prosperitet të përbashkët”, ka thënë ai.
Kenia e ka njohur zyrtarisht Kosovën në një ceremoni ku mori pjëse edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli – lobuesi i kësaj njohjeje. /Gazeta Express
Today, I hosted H.E. Ms. @DanijelaCubril3, Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Serbia to Kenya, during her courtesy call to protest on Kenya's position on Kosovo.
— Musalia W Mudavadi (@MusaliaMudavadi) March 27, 2025
Kenya values its diplomatic partnership with Serbia and remains committed to deepening… pic.twitter.com/6cfpTJ2UcR