Fletarresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet e Bosnje Hercegovinës, tashmë ka filluar t’i krijojë probleme poltikanit radikal serb, Millorad Dodik. Prania e tij në një konferencë për antisemitizmin në Izrael ka nxitur jashtëazakonisht shumë reagime dhe diskutime.
Në disa media izraelite dhe të Bosnjës, si Ynet dhe Istraga, raportohet se pasi Dodik kishte arritur në konferencë dhe kishte qëndruar për pak, atij dikush nga zyrtarët izraelitë i kishte kumtuar lajmin se prezenca e tij mund të ishte problematike në aspektin diplomatik.
Mediumi boshnjak Istraga, ka publikuar një video, ku sipas përshkrimit, thuhet se Dodikut i është kërkuar të largohet nga konferenca e organizuar për të folur kundër antisemitizmit.
Predsjednik RS @MiloradDodik sjeo pored izraelskog premijera Benjamina Netanyahua. Nekoliko trenutaka kasnije reagiralo je obezbjeđenje izraelskog premijera i deložirali Dodika pic.twitter.com/5uhwqkMBtV
— Istraga.ba (@IstragaB) March 27, 2025
Ndërsa sipas Jerusalem Post, medium të cilit kishte Dodik zgjedhur t’i japë intervistë, presidenti i Republika Srpskas ishte kthyer përsëri në konferencë, pasi ishte larguar fillimisht.
Dodik në këtë intervistë për JPost ka treguar se diçka i kishte ndodhur gjatë konferencës. Ai ka thënë se “erdha në Izrael të flasë kundër antisemitzmit. Në fakt, e gjeta veten jo të mirëseardhur, një mysafir më bëri të ndihem si mysafir i paftuar”.
Kjo ka ngritur edhe dilemë mbi dinamikën diplomatike të vizitës së tij në Izrael. Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga autoritetet izraelite apo nga zyra e Dodikut lidhur me këtë situatë.