string(52) "barcelona-triumfon-ndaj-osasunes-por-humb-dani-olmon"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2025 23:45

Barcelona triumfon ndaj Osasunës, por humb Dani Olmon

Futboll

Gazeta Express

27/03/2025 23:45

Barcelona arriti një fitore të pastër 3-0 ndaj Osasunës të enjten, por mbrëmja nuk ishte e përsosur për katalanasit, pasi Dani Olmo pësoi një tjetër dëmtim.

Mesfushori u zëvendësua menjëherë pas shënimit të golit të dytë në Estadi Olimpic Lluis Companys dhe tashmë pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa kohë.

Lexo Edhe:

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli për situatën pas ndeshjes, por fjalët e tij nuk e qetësuan aspak shqetësimin e tifozëve blaugrana.

“Ai është i dëmtuar. Kalendari është shumë i ngjeshur dhe ai do të humbasë disa ndeshje, çka është një lajm i keq për ne. Mendoj se nuk ishte data më e përshtatshme për të luajtur dhe e kemi paguar shtrenjtë, pasi dëmtimi i Olmos nuk është i lehtë për ne.” – tha Flick për Diario AS.

Sipas Mundo Deportivo, Olmo pritet të mungojë të paktën 10 ditë për shkak të një dëmtimi në muskujt aduktorë.

Kjo do të thotë se ai do të humbasë ndeshjet e La Ligës kundër Gironës dhe Real Betisit, si dhe gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit në Metropolitano.

Për më tepër, ai mbetet në dyshim edhe për sfidën e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.