Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e procesit të integrimit europian për Shqipërinë, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Ai e ka cilësuar votën për PS-në si një hap drejt arritjes së pasaportës europiane për shqiptarët dhe si mundësi për t’i dhënë vendit dhe fëmijëve të Shqipërisë të ardhmen që meritojnë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka apeluar për mbështetje duke thënë: “Voto 5, për të ndezur yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar”. Ai gjithashtu theksoi: “Kjo është mundësia jonë për të nderuar të parët tanë dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritur për fëmijët e fëmijëve tanë”.