string(78) "emisari-i-dialogut-pas-prishtines-e-beogradit-shkon-ne-nato-publikohet-agjenda"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 11:32

Emisari i dialogut pas Prishtinës e Beogradit, shkon në NATO, publikohet agjenda

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 11:32

Pas vizitës në Kosovë e Serbi, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të shkojë në selinë e NATO-s.

Atje do ta presë zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e cila do të zhvillojë takim me Sorensenin.

Lexo Edhe:

Takimi do të zhvillohet të hënën, më 31 mars 2025, ka njoftuar NATO.

Që nga marrja e mandatit më 1 shkurt, Sorensen deri më tani ka zhvilluar disa takime me akterë të ndryshëm, ndërsa së fundi realizoi vizitat në Kosovë dhe Serbi ku ka marrë qëndrimet e palëve rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

Sorensen në mandat ka posaçërisht vënien në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, një proces që s’ka avancuar shumë që nga dakordimi i marrëveshjes më 2023./Express/