string(114) "hamza-me-vv-ne-skemi-kurrfare-komunikimi-une-preferoj-qeveri-me-ldk-ne-dhe-partite-e-tjera-qe-kane-ulese-ne-kuvend"

Hamza: Me VV-në s’kemi kurrfarë komunikimi, unë preferoj Qeveri me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 11:37

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se janë duke zhvilluar bisedime me partitë opozitare, përfshirë edhe LDK-në për krijimin e një koalicioni qeverisës, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë thotë se bisedimet me LDK-në s’janë në fazën ku flitet për formulën e krijimit të Qeverisë, megjithatë Hamza thotë se nuk është një person që shkakton pengesa për detaje të vogla.

Lexo Edhe:

“Me disa parti politike thuajse jemi në rregull. Mundemi me ardhë tek faza ku flasim për formulën e komponimit të qeverisë, ndërsa sa i përket LDK-së, ne ende s’kemi mbrri në atë fazë ku ta diskutojmë formulën e krijimit të qeverisë, por unë jam shumë i hapur për diskutime.S’jam prej atyre që për ndonjë detal të qes vështirësi në proces. Kosovës në këtë fazë nuk i nevojitet vakum institucional”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se si PDK s’kanë asnjë komunikim me LVV-në dhe se personalisht ka thënë se preferon një koalicion me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvend.


“ Me LVV-në nuk kemi deri në këtë moment asnjë komunikim zyrtar. S’kemi pranu ftesë, nuk kemi bo ftesë, sepse ftesa e radha dihet qysh shkon. Mirëpo realisht për shkak të programeve, për shkak të proceseve, për mu është e prefersueshme krijimi i një qeverie me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës”, ka potencuar Hamza./GazetaExpress/