string(78) "komisionerja-per-zgjerimin-e-be-shqiperia-do-te-mbylle-negociatat-deri-ne-2027"

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2025 12:05

Komisionerja për Zgjerimin e BE: Shqipëria do të mbyllë negociatat deri në 2027

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2025 12:05

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka konfirmuar se Shqipëria mund të përmbyllë negociatat për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2027. Ajo theksoi se Shqipëria është një nga dy shtetet nga Ballkani Perëndimor që janë në pararojë të procesit të anëtarësimit, së bashku me Malin e Zi, i cili pritet të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026.

Në një intervistë për radio televizionin slloven, Kos u shpreh optimiste për të dy shtetet, duke theksuar se është e rëndësishme që procesi të përfundojë me sukses.

Lexo Edhe:

Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi, që renditet në krye, mund të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për t’i mbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që, pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, një shteti anëtar do t’i thoshte “jo”, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian. Prandaj jam optimiste për të dyja shtetet, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, tha Kos.