string(60) "sot-dy-ndeshje-interesante-ne-superlige-vemendja-ne-suhareke"

Futboll

Gazeta Express

28/03/2025 12:30

Sot dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Suharekë

Futboll

Gazeta Express

28/03/2025 12:30

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll sjell sot dy ndeshje interesante.

Fillimisht, Suhareka do të jetë nikoqir i Malishevës, me ndeshjen që nis nga ora 14:00, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Suhareka aktualisht është në vendin e parafundit me 29 pikë dhe kërkon medoemos fitoren sot.

Në anën tjetër, Malisheva është në vendin e tretë me 41 pikë dhe në rast fitoreje përkohësisht do të mund të kalonte në vendin e dytë.

Dueli tjetër sonte është ai mes Prishtinës dhe Feronikelit 74, përballje e cila nis nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina është në vendin e pestë me 32 pikë, aq sa kanë Ferizaj e Dukagjini në pozitat gjashtë dhe shtatë.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 është i fundit me 14 pikë dhe pothuajse pa gjasa për mbijetesë.