string(99) "haradinaj-takon-sekretarin-e-jashtem-britanik-vizita-e-tij-rikonfirmon-perkrahjen-e-mb-ndaj-kosoves"

Haradinaj takon Sekretarin e Jashtëm britanik: Vizita e tij rikonfirmon përkrahjen e MB ndaj Kosovës

Lajme

Gazeta Express

02/04/2025 13:52

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, është takuar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Haradinaj e ka cilësuar këtë takim si një mundësi për të thelluar më tej “marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, duke vënë theksin në mbështetjen e vazhdueshme që Londra i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e saj.

Lexo Edhe:

“Kënaqësi e madhe takimi me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. David Lammy. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Kjo vizitë e nivelit të lartë rikonfirmon këtë përkrahje, në një kohë kur si Kosova, ashtu edhe bota, po përballen me sfida të mëdha”, ka shkruar Haradinaj.

“Më gëzon fakti që po vazhdojmë ta forcojmë edhe më tej këtë miqësi të ndërtuar ndër vite, në të gjitha nivelet. Vetëm dhjetë ditë më parë qëndrova në Londër, ku pata rastin të zhvilloj takime përmbajtjesore me zyrtarë të Zyrës së Jashtme, të Commonëealth-it dhe të Zhvillimit”, shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka dhënë shumë për Kosovën dhe se “ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për këtë”./Express/