Kryeministri Hristian Mickoski sot do ta vizitojë Komunën e Tetovës, ku, siç është paralajmëruar, do të kryejë mbikëqyrje në aktivitetet ndërtimore të projektit “Ndërtimi i bulevardit Video Smileski Bato, faza I nga Fushtanska deri në fshatin Poroj”.
Projekti përfshin ndërtimin e rrugës, rripit të ndarë, trotuareve, kanalizimit fekal dhe atmosferik, ujësjellës dhe kanalizim.
Gjatësia e përgjithshme e bulevardit është 1.783 metra, ndërsa me fazën e parë janë realizuar 650 metra.