string(79) "ngjarjet-ne-vlen-mickoski-kemi-shumice-stabile-jozyrtarisht-kemi-2-3-e-shumices"

Maqedoni

Gazeta Express

06/04/2025 12:38

Ngjarjet në VLEN, Mickoski: Kemi shumicë stabile, jozyrtarisht kemi 2/3 e shumicës

Maqedoni

Gazeta Express

06/04/2025 12:38

Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski sot vizitojë Komunën e Tetovës me ç’rast mbikqyri punimet në ndërtimin e bulevardit Video Smileski Bato.

Mickoski në pyetjet e gazëtarëve për ndodhitë e fundit në VLEN dhe se a ekziston mundësia që Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët ta braktisë qeverinë, tha se qeveria ka shumicë stabile dhe jozyrtarisht ka 2/3 e shumicës.

Lexo Edhe:

“Po kam dëgjuar për këto që fliten. Qeveria ka shumicë stabile. Ndryshe nga ajo e kaluara që ka funksionuar mbi “këmbë të qëlqta” ne kemi jozyrtarisht 2/3 e shumicës në kuvend dhe po funksionojmë në mënyrë të përkryer”, tha Mickoski.

Ai tha se me qeverisjen e re Maqedonia e Veriut po ndërtohet, duke përmendur dhe disa projekte nëpër komuna më të cilat udhëheqin kryetarë nga partitë në pushtet por edhe nga opozita.