string(97) "fotolajm-kryemadhi-nis-fushaten-dere-me-dere-per-meten-do-te-trokas-per-voten-qe-sjell-ndryshimin"

FOTOLAJM/ Kryemadhi nis fushatën “derë më derë” për Metën: Do të trokas për votën që sjell ndryshimin

Shqiperi

Gazeta Express

06/04/2025 12:58

Edhe pse ka reduktuar ndjeshëm daljet publike, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur të intensifikojë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit përmes rrjeteve sociale.

Në një postim të fundit në Facebook, Kryemadhi shfaqet duke trokitur në një derë, si pjesë e një fushate simbolike “derë më derë” në mbështetje të Ilir Metës, ish-kreut të PL dhe ish-bashkëshortit të saj, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, por vijon të kandidojë për deputet.

Lexo Edhe:

“Do trokas në çdo derë, do ta hap me zemër dhe do të kërkoj votën për ndryshimin që duan shqiptarët. Voto Nr. 1, voto Ilir Metaj”, shkruan Kryemadhi në postim, të shoqëruar me urimin për një “të dielë të mbarë”.