string(84) "sforza-inter-eshte-favorite-per-te-fituar-ne-ligen-e-kampioneve-kunder-bayern-munich"

Sforza: ‘Inter është favoritë për të fituar në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich

Futboll

Gazeta Express

07/04/2025 12:19

Ish-mesfushori i Inter dhe Bayern Munich, Ciriaco Sforza, beson se italianët janë favoritë përpara çerekfinales së Ligës së Kampionëve. “Ata do t’i shkaktojnë probleme të mëdha Bayern-it,” u shpreh ai.

Ndeshja e parë do të luhet të martën në mbrëmje në Allianz Stadium në Munich.

Lexo Edhe:

Gazeta gjermane Das Bild foli me ish-futbollistin e Zvicrës, i cili ka përvojë me të dyja klubet gjatë karrierës së tij.

“Duke parë situatën aktuale të dy skuadrave, mendoj se Inter është favorit,” tha 55-vjeçari.

“Kjo është një skuadër që do t’i shkaktojë probleme të mëdha Bayern Munich. Nerazzurrët janë shumë të organizuar, e kanë ruajtur këtë strukturë për dy apo tre vite dhe kanë gjetur sistemin e përsosur me formacionin 3-5-2.”

Sforza ka veshur fanellën e Inter gjatë sezonit 1996-97, ndërsa me Bayern Munich ka luajtur në dy periudha të ndryshme: 1995-96 dhe më pas nga 2000 deri në verën e 2002.

Përveç formës së mirë dhe punës së trajnerëve, Sforza mendon se Bayern Munich është në disavantazh për shkak të krizës së madhe të lëndimeve që ka prekur skuadrën javët e fundit.

Gjermanët do të jenë pa Manuel Neuer, Jamal Musiala, Dayot Upamecano, Kingsley Coman, Hiroki Ito, Alphonso Davies, Aleksandar Pavlovic dhe Tarek Buchmann.

“Rotacioni në skuadër mund të krijojë probleme. Bayern duhet të jetë vazhdimisht në gatishmëri të plotë në mbrojtje dhe të bëjë dy ndeshje të shkëlqyera për të eliminuar Interin. Megjithatë, ajo që gjithmonë e ka bërë Bayernin të fortë është aftësia për të ngritur nivelin e lojës në ndeshjet më të rëndësishme.”

Ndeshja e kthimit do të luhet në San Siro më 16 prill dhe rregulli i golave si mysafir nuk vlen më në kompeticionet evropiane.

Kristjan Asllani do të mungojë për shkak të pezullimit në ndeshjen e parë, ndërsa Denzel Dumfries, Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski pritet të mos jenë të disponueshëm. /GazetaExpress/