Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur sot në SPAK, ku duhej të respektonte masën e detyrimit për t’u paraqitur, në lidhje me hetimet për aferën “Partizani”.
Sipas burimeve, Berisha ka marrë leje nga SPAK për të udhëtuar drejt Strasburgut, ku do të zhvillojë një vizitë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.