string(92) "pep-guardiola-sugjeron-pozicion-te-ri-per-matheus-nunes-te-cilin-e-bleu-per-53-milione-funte"

Pep Guardiola sugjeron pozicion të ri për Matheus Nunes, të cilin e bleu për 53 milionë funte

Futboll

Gazeta Express

07/04/2025 13:59

Pep Guardiola ka sugjeruar se Matheus Nunes nuk do të luajë më si mesfushor qendror, duke deklaruar se ai “nuk është mjaftueshëm i zgjuar” për këtë rol.

Reprezentuesi portugez ka luajtur si mbrojtës i djathtë emergjent që nga mesi i dhjetorit, pas largimit të Kyle Walker te AC Milan dhe problemeve me dëmtimet në skuadër.

Lexo Edhe:

Që atëherë, Nunes ka bërë 11 paraqitje si mbrojtës i djathtë, duke fituar vendin titullar dhe duke lënë jashtë formacionit Rico Lewis. Më herët gjatë sezonit, ai kishte luajtur edhe si anësor i majtë në tetë raste.

Me largimin e Kevin De Bruyne këtë verë, Guardiola do të duhet të përforcojë mesfushën, por ai praktikisht e ka përjashtuar Nunes nga planet për atë rol.

 “Ai mund të bëhet një mbrojtës i djathtë shumë i mirë për shkak të fizikut të tij. Por për të luajtur në mesfushë duhet të kesh qetësi dhe zgjuarsi – ai nuk e ka këtë”, tha Guardiola.

Guardiola gjithashtu vlerësoi aftësitë mbrojtëse të Nunes.

 “Ai është duke mësuar shumë. Mbrojtësit shpesh gabojnë duke fjetur në zonën e tyre gjatë krosimeve, por ai arriti të mbrojë disa krosime të rrezikshme nga Bruno Fernandes. “Fizikisht është shumë i fortë dhe mund të luajë atje. Ai na ka ndihmuar shumë”.

Nunes iu bashkua Manchester City nga Wolves për 53 milionë funte në verën e vitit 2023 dhe që nga ajo kohë ka bërë 62 paraqitje, duke shënuar 3 gola.

Ndeshja e radhës për Manchester City është kundër Crystal Palace të shtunën në mesditë. /GazetaExpress/