Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, ka shprehur krenarinë e tij për qëndrueshmërinë dhe parimet politike të subjektit që përfaqëson, duke theksuar se BESA ka qenë gjithmonë një alternativë serioze dhe pa kompromise në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Ndjehem tepër krenar me Lëvizjen BESA, sepse gjithmonë ka qenë konsekuente, serioze edhe e pakompromis në qëllimet e saj politike. Lëvizja BESA, BDI-në gjithmonë e ka trajtuar si kundërshtare të veten, gjithmonë duke u nisur nga fakti se politika e saj 22 vjeçare është fajtori kryesor për gjendjen e mjerrueshme të shqiptarëve në vendin tonë, shkroi Azizi.