Anija “Amerigo Vespucci”, e njohur si një nga anijet më të bukura në botë, do të mbërrijë në portin e Durrësit nesër, më 8 prill. Anija, që po realizon një tur në Mesdhe, do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri më 11 prill.
Ceremonia e pritjes do të zhvillohet në orën 09:15 dhe pritet të marrë pjesë ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili do të takojë homologun e tij shqiptar në bordin e anijes. Po ashtu, ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, dhe kryeministri Edi Rama do të jenë pjesë e aktiviteteve.
Në të njëjtën ditë, më 9 prill, do të mbahet një konferencë për shtyp lidhur me prezantimin e Giro d’Italia 2025, që këtë vit nis nga Shqipëria. Anija do të jetë e hapur për vizita nga qytetarët më 9 dhe 10 prill, me rezervim të detyrueshëm në faqen zyrtare.