Në mes të oborrit janë atletet dhe topi.
Gjithçka filloi në këtë hapësirë të gjelbërt.
Që i vogël, Martin Cani gjithmonë luante me ëndrrën për t’u bërë futbollist i madh.
Lart, në dhomën e tij, ndodhen atletet e tjera. Të fundit që i veshi, atë ditë nëntori.
Nëna e tij Florina Cani i mban aty, pa i lëvizur, si një pjesë e mbetur nga djali që nuk u kthye më.
Gjatë intervistës së realizuar nga gazetarja Syzana Hajradini, prindërit rrëfejnë shumë të pathëna.
“Mami, m’fal”, tregon nëna e Martinit mes lotësh se çfarë kishte thënë ai kur ishte shtrirë në tokë.
Se çfarë ka thënë më shumë rreth kësaj pjese e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtëm. /GazetaExpress/.