string(95) "bdi-per-deklaraten-e-mickoskit-situata-e-shqiptareve-po-rikthehet-ne-atmosferen-para-vitit-2001"

BDI për deklaratën e Mickoskit: Situata e shqiptarëve po rikthehet në atmosferën para vitit 2001

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2025 13:46

BDI përmes një komunikate në Facebook ka thënë se, Në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit, i cili tha se “BDI duhet të sjellë ide kreative” dhe se “ankesat për degradimin e situatës janë vetëm mbrojtje e korrupsionit,” ne dëshirojmë të theksojmë qartë dhe prerë:

“Situata e shqiptarëve sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut po rikthehet në atmosferën para vitit 2001.

Lexo Edhe:

Edhe atëherë, askush nuk donte të dëgjonte ankesat autentike të shqiptarëve. Në vend të kësaj, këto ankesa legjitime cilësoheshin si aspirata separatiste e irredentiste.

Kudo përhapeshin naracione se “shqiptarët janë në pozitë të mirë” — ndërsa në realitet ishin të shtypur, të përjashtuar dhe të padukshëm në institucionet shtetërore.

Vetëm pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, bota e pa të vërtetën: shqiptarët ishin realisht të margjinalizuar dhe të diskriminuar në mënyrë sistematike.

Sot, 20 vite më vonë, po përsëritet e njëjta përpjekje për të heshtur ankesat legjitime të shqiptarëve — por me një narrativë të re.

Jo më “separatistë” apo “irredentistë”, por “të korruptuar”. E njëjta përmbajtje, vetëm se me mbulesë të re.

Një tentativë e vjetër për ta relativizuar të vërtetën, për ta shpërqendruar debatin dhe për të mbuluar një realitet që është i prekshëm për çdo qytetar.

Nëse Kryeministri kërkon ide kreative, atëherë po i propozojmë disa:
• Mos e prek Marrëveshjen Kornizë të Ohrit – ajo është themeli i bashkëjetesës dhe garancia për barazi.
• ⁠Mos e prek ligjin e gjuhës shqipe
• Le të bëjmë vetting të plotë për të gjithë funksionarët nga viti 1991 e deri më sot – të hetohen pasuritë, burimet dhe mënyra se si janë fituar.
• Të rihapet procesi i privatizimit – që të zbardhet sesi u plaçkit pasuria publike dhe kush përfitoi prej saj.

Këto janë idetë kreative që i nevojiten vendit.
Jo fjalë të mëdha për të mbuluar padrejtësitë e reja, por guxim për të përballur të vërtetat e vjetra” thuhet në Kumtesën e BDI-së.