string(137) "ushtare-bullgare-te-kfor-it-ushtrojne-ne-poligon-per-ta-permiresuar-aftesine-e-qitjes-dhe-qe-te-jene-ne-gatishmeri-thote-misioni-i-nato-s"

Ushtarë bullgarë të KFOR-it ushtrojnë në poligon për ta përmirësuar “aftësinë e qitjes” dhe që të jenë në gatishmëri, thotë misioni i NATO-s

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 16:29

Ushtarë bullgarë nga Komanda Rajonale Perëndim KFOR-it zhvilluan ushtrime qitjeje në poligonin “Voloire” pranë Kampit Villaggio Italia.

“Qëllimi i ushtrimit është të ruajë dhe përmirësojë aftësitë e qitjes së ushtarëve përmes procedurave të testimit me armë individuale dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë”, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.

Lexo Edhe:

KFOR përsëriti se vazhdon ta zbatojë mandatin e saj për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i tha gjithashtu, si zakonisht, se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.