string(43) "enea-kolici-nenshkruan-me-kosova-dusseldorf"

Enea Koliçi nënshkruan me Kosova Dusseldorf

Sport

Gazeta Express

07/04/2025 22:29

Porta e FC Kosova Dusseldorfit nga edicioni i ardhshëm 2025/2026 do të jetë më e sigurt.

Në portë te skuadra e Kosovës, që garon në Kategori të Ulëta të Gjermanisë do të paraqitet portieri Enea Koliçi.

Lexo Edhe:

Koliçi u prezantua të hënën te skuadra e Kosovës. Koliçi në Kosovë ka luajtur për Gjilanin dhe Ballkanin. Me këtë të fundit fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. 39-vjeçari karrierë të gjatë ka bërë edhe në Greqi dhe Shqipëri.

“Me ardhjen e Koliçit, klubi ynë fiton jo vetëm një portier me eksperiencë, por edhe një lider të vërtetë brenda dhe jashtë fushës”, shkruan në njoftimin e FC Kosova.