string(114) "vetevendosjes-i-ka-vy-dikush-i-uck-se-fatmiri-edhe-mund-ta-duroje-poshterimin-baton-haxhiu-per-qeverine-e-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 22:32

“Vetëvendosjes i ka vy dikush i UÇK-së, Fatmiri edhe mund ta durojë poshtërimin”, Baton Haxhiu për qeverinë e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 22:32

Gazetari Baton Haxhiu tha se Lëvizja Vetëvendosje që 20 vite është në kërkim që të ketë brenda vetes dikë të UÇK-së. Prandaj sipas tij, VV tenton ta ketë brenda vetës kreun e Nismës Fatmir Limaj, sepse siç u shpreh ai Limaj është “politikisht i vdekur”.

Këtë koment Haxhiu e bëri në Pressing në T7 teksa tha se Limaj do të mbetet i gjallë në politikë nëse fatin e tij e lidhë me Vetëvendosjen.

Lexo Edhe:

“Unë mendoj që këta kanë me bo një qeveri kalimtare e cila është vetëm sa për të mbetë të ndarë masi të kryhet. Edhe pse besimin në Albin Kurtin nuk e kanë të tjerët për plot arsye, por mendoj që Fatmir Limaj nuk besoj që eksperimenton me hy në qeveri pa e lidhë fatin me Vetëvendosjen në të ardhmen. E kam bindjen se nëse i pren të gjitha rrugët me opozitën, edhe pse në politikë kurrë nuk thuhet kurrë, ai si i vetëm është politikisht i vdekur. Gjallëria ose të mbetet i gjallë në politikë është kur e lidh fatin me VV-në”, tha Haxhiu.

“Një gjë që VV e ka kërkuar prej kohësh, gati prej 20 vitesh që dike të UÇK-së ta ketë brenda. I ka pas si krah dikur gjatë protestave Ramushin dhe Fatmirin tash e kthen brenda vetes…Nuk e di sa i ndihmon kjo por Fatmiri është ai që rrezikon më së shumti dhe aty mund të përbihet dhe të durojë njerëzit e VV-së, ndoshta edhe ta poshtërojnë, por rrugë tjetër politike unë nuk shoh”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.