Është raportuar se djali me probleme shëndetësore psikike si dhe përdorues i substancave narkotike vazhdimisht shkakton probleme ne familje duke i kanosur antaret e familjes.
Në raportin e saj, Policia e Kosovës ka shtuar se pas inicimit të rastit i dyshuarit është dërguar për shërim ne kliniken psikiatrike.
‘‘Prishtinë / 08.04.2025 – 13:30. Është raportuar se djali i cili vuan nga probleme shëndetësore psikike si dhe është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht shkakton probleme në familje duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është dërguar për shërim në klinikën psikiatrike’’, është thënë nga policia. /GazetaExpress