string(68) "rutte-paralajmeron-rusia-mund-te-vendose-arme-berthamore-ne-hapesire"

Rutte paralajmëron: Rusia mund të vendosë armë bërthamore në hapësirë

Lajme

Gazeta Express

12/04/2025 18:51

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë – një veprim që do të paraqiste një rrezik të madh për sigurinë në Tokë.

Për gjermanen Welt am Sonntag, Rutte paralajmëroi se një veprim i tillë do t’i mundësonte Rusisë të shkatërronte qindra satelitë me një goditje të vetme, duke ndikuar seriozisht në sistemet globale të komunikimit, navigimit dhe sigurisë, shkruan Newsweek.

Lexo Edhe:

Rutte tha se në përgjigje të sfidave të reja të sigurisë përtej atmosferës, aleatët e NATO-s po ndanin inteligjencën, po krijonin komanda të reja hapësinore kombëtare dhe po zhvillonin satelitë më të vegjël, më të manovrueshëm dhe më të mbrojtur.

Kjo lëvizje e mundshme do të ishte në kundërshtim të qartë me Traktatin për Hapësirën e Jashtme të vitit 1967 – një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar nga SHBA-ja dhe ish-Bashkimi Sovjetik – e cila ndalon vendosjen e armëve të shkatërrimit në masë në hapësirë.

Për momentin, Kremlini nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar në lidhje me këto pretendime.