string(85) "brahimaj-kurti-eshte-e-keqja-e-kosove-aak-sdo-te-bashkepunoje-per-asnje-cmim-me-vv-ne"

Brahimaj: Kurti është e keqja e Kosovë, AAK s’do të bashkëpunojë për asnjë çmim me VV-në

Lajme

Gazeta Express

12/04/2025 18:41

Lahi Brahimaj, deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje në asnjë rrethanë edhe nëse u jepet ndonjë pozitë e lartë në formimin e institucioneve të reja.

Ai ka pohuar se këtë e ka për një periudhë të gjatë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lexo Edhe:

“Z. Ramush Haradinaj e ka thënë para zgjedhjeve në vazhdimësi se Z. Albin Kurti është e keqja e Kosovës, të njëjtën gjë e ka thënë edhe gjatë fushatës dhe të njëjtën gjë e ka thënë edhe pas zgjedhjeve”.

“Por, edhe të njëjtën gjë e tha edhe para një natë se në asnjë rrethanë, për asnjë çmim nuk do të jem me Z. Kurtin, në asnjë kalkulim”, ka thënë Brahimaj. /Klankosova.tv