string(89) "njohja-nga-sudani-haradinaj-urime-kosove-presidenca-ishte-ne-krye-te-detyres-ne-kete-rast"

Njohja nga Sudani, Haradinaj: Urime Kosovë, presidenca ishte në krye të detyrës në këtë rast

Lajme

Gazeta Express

12/04/2025 19:32

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Sudanit, duke thënë se për vendin avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial.

Ai ka thënë edhe se ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë.

Lexo Edhe:

‘‘E mirëseardhur njohja nga shteti i Sudanit!

Për Kosovën, avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial.

Në këtë rast, Presidenca ishte në krye të detyrës për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë.

Urime Kosovë!’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress