string(128) "me-pagesen-e-djeshme-prej-292-614-81300-denare-per-4-574-prodhues-te-qumeshtit-subvencionet-per-qumeshtin-jane-shlyer-plotesisht"

Me pagesën e djeshme prej 292.614.813,00 denarë për 4.574 prodhues të qumështit, subvencionet për qumështin janë shlyer plotësisht

Maqedoni

Gazeta Express

16/04/2025 15:28

Gjatë ditës së djeshme janë paguar 4.574 prodhues të qumështit në një shumë të përgjithshme prej 292.614.813,00 denarë.

Pagesa është realizuar mbi bazën e qumështit të lopës, deles dhe dhisë së prodhuar dhe dorëzuar, sipas Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024, për periudhën korrik–dhjetor 2024.

Lexo Edhe:

Shuma e pagesave direkte është 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë.

“Subvencionet mbi bazën e qumështit të prodhuar dhe dorëzuar për vitin 2024 janë paguar plotësisht. Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet një ndër prioritetet kryesore për të cilin po punon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, shtohet në kumtesën.