Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Lidhja Automote e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.