Saga e kontratës së Mohamed Salah ka marrë fund, por marrëveshja e re dyvjeçare nuk i zgjidh të gjitha enigmat e Arne Slot sezonin e ardhshëm.
Liverpooli po shkon drejt titullit të dytë të Ligës Premier në këtë epokë, pavarësisht se tre lojtarë kryesor do të mbesin pa kontrata në verë.
E ardhmja e Virgil Van Dijk nuk është qartësuar ende teksa Trent Alexander-Arnold pritet që t’i bashkohet Real Madridit pasi të skadojë kontrata e tij në ‘Anfield’.
Megjithatë, Salah ka rinovuar për dy vite më shumë dhe tifozët e Liverpoolit mund të presin më shumë gola dhe asistime nga lojtari më produktiv në Ligën Premier.
Liverpooli ka firkë se do ta humbasë lojtarin e tyre kryesor për dhjetë ndeshje sezonin e ardhshëm, duke përfshirë gjashtë në Ligën Premier, si rezultat i FIFA-s për të zgjeruar Kupën e Botës për Klube dhe ta ndryshojë orarin e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Mungesa e ndërkombëtarëve afrikanë është një kompromis i njohur dhe i cili përfshihet në transferimet he vendimet e kontratave që përfshijnë lojtarë që përfshihen në AFCON.
Kjo garë tradicionalisht luhet nga janarit deri në shkurt, por AFCON i është nënshtruar disa reformave të mëdha në vitet e fundit.
Ajo kaloi në vitet me numër tek nga 2013 dhe në edicionin e vitit 2025 pritet që të luhet në Marok nga 21 dhjetori deri më 18 dhjetor.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...