string(77) "lionel-messi-e-ngrit-ne-qiell-yamalin-vecse-eshte-nje-nga-me-te-miret-ne-bote"

Sport

Gazeta Express

19/04/2025 8:51

Lionel Messi e ngrit në qiell Yamalin: Veçse është një nga më të mirët në botë

Sport

Gazeta Express

19/04/2025 8:51

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka marrë aprovimin më të lartë të mundshëm nga Lionel Messi, teksa po i afrohet fundit të sezonit të tij të dytë të plotë.

Përfaqësuesi i Spanjës ka qenë i jashtëzakonshëm si me klubin ashtu edhe me kombëtaren që nga shpërthimi i tij në Katalonjë në vitin 2023.

Lexo Edhe:

17-vjeçari është zgjedhja e parë për Hansi Flick dhe Luis de la Fuente, ndërsa vlera e tij vazhdon të rritet pas fitimit të dy çmimeve madhore në fund të vitit 2024: Kopa Trophy dhe Golden Boy.

Me 11 asistime në La Liga, ai ndodhet në krye të këtij klasifikimi në elitën e futbollit spanjoll dhe kryeson gjithashtu disa statistika të tjera si pasimet në zonën e penalltisë, topat në thellësi, veprimet që çojnë në gola dhe driblimet e suksesshme.

Messi ka ndarë mendimin e tij për këtë talent të ri si pjesë e një vlerësimi për lojtarët më të mirë aktualisht në botë.

“Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka, i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, lojtarët për të cilët flasin janë Mbappe, Vini Junior, Haaland, Leëandoëski dhe Lamine Yamal,” u shpreh ai në një intervistë për kanalin YouTube “Simplemente Fútbol”.

“Është mbresëlënëse ajo që po bën dhe ka arritur tashmë Lamine Yamal. Ai është tashmë kampion Europe me Spanjën. Është vetëm 17 vjeç, në mes të një procesi rritjeje, dhe do të vazhdojë të rritet dhe të kontribuojë, ashtu siç bëra edhe unë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë.”

Forma e Lamine Yamal në javët e fundit të sezonit do të jetë vendimtare për shpresat e Barcelonës për të fituar tripletën, ndërsa skuadra e Flick është në garë për titullin e La Ligës, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Messi po i afrohet një vendimi për të ardhmen e tij te Inter Miami, pasi kontrata e tij aktuale përfundon në fund të vitit 2025, në përputhje me sezonin e MLS.

Plani i tij për të udhëhequr Argjentinën në Kupën e Botës 2026 mbetet në fuqi dhe pritet që ai të nënshkruajë një zgjatje kontrate të paktën deri pas këtij turneu./GazetaExpress/