string(111) "haradinaj-komisioni-per-mandatet-duhet-te-rifilloje-proceduren-ka-mundesi-qe-opozita-ta-shtyje-perpara-procesin"

Haradinaj: Komisioni për mandatet duhet të rifillojë procedurën, ka mundësi që opozita ta shtyjë përpara procesin

Lajme

Gazeta Express

19/04/2025 12:22

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dha disa sinjale se opozita mund të votojë një raport të ri të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Megjithatë, ai nuk siguroi që opozita do të votojë pro, por  tha se s’ka arsye që seanca të mbetet e bllokuar.

Lexo Edhe:

“Qëllimi i opozitës është që të mos e pengojë seancën përpara. Për detaje mos të bëhem unë zëdhënësi i krejt neve”.

“Raporti i atëhershëm nuk vlen më se është i anuluar dhe Komisioni duhet të rifillojë procedurën. Pastaj, do të votohet, pra s’mund të siguroj që opozita do të votojë, por ekziston mundësia që opozita me shty përpara procesin”./Express/