Komisioni i vjetër për verifikimin e Mandateve është autorizuar nga 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës për të hartuar një raport të ri, raport i cili sipas pajtimit në takimin konsultativ, do të votohet përsëri në mënyrë unanime nga të gjitha partitë politike, shkruan Gazeta Express.
Sipas burimeve të Gazetës Express, brenda Komisionit për Verifikim të Mandateve, janë duke u ofruar dorëheqjet në mënyrë gojore nga anëtarët e Qeverisë në detyrë të cilët janë zgjedhur deputet nga zgjedhjet e fundit.
Këto dorëheqje verbale që po ofrohen janë duke u futur në procesverbalin e raportit dhe si të tilla po pranohen nga Komisioni për Verifikim të Mandateve.
Në rarportin e vjetër të Komisionit, këto dorëheqje verbale s’kanë qenë fare.
Ky duket të jetë kompromisi mes partive politike për të kapërcyer ngërçin politik të krijuar në seancën e parë kur raporti i Komisonit s’mori votat e mjaftueshme, pasi insistohej në dorhëheqje formale të Kurtit dhe ministrave që janë zgjedhur deputet. Sipas ligjit, s’mund t’i ushtrosh dy pozita në të njejtën kohë./GazetaExpress/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...