Los Angeles Lakers pësuan një humbje 117-95 ndaj Minnesota Timberwolves në ndeshjen hapëse të raundit të parë të play-off-it në Konferencën Perëndimore të NBA-së.
Jaden McDaniels ishte më i miri për Timberwolves, të renditur të gjashtët, me 25 pikë – ndërkohë që kjo skuadër ishte e vetmja mysafire që arriti fitore në ndeshjet hapëse të serisë “best-of-seven”.
Naz Reid shënoi 23 pikë nga stoli, ndërsa Anthony Edwards shtoi 22 pikë, tetë rikuperime dhe nëntë asistime për Minnesotan, që në një moment pati epërsi prej 27 pikësh.
Ylli i Lakers, LeBron James, që është në kërkim të titullit të pestë në sezonin e tij të 22-të në NBA, nuk shënoi fare në çerekun e parë për ekipin e renditur të tretë, por përfundoi me 19 pikë.
Luka Donçiç, në ndeshjen e tij të parë në play-off me Lakers pas transferimit nga Dallas Mavericks në shkurt në një marrëveshje të bujshme, ishte më i miri i skuadrës me 37 pikë.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...