Pas fitores së tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti pritet që të ketë një performancë të veçantë përpara fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë më 7 qershor, në Tiranë.
Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjet, Gjesti shfaqet duke thënë: “Më 7 qershor, krejt në stadium,” një mesazh që ka shtuar edhe më shumë entuziazmin për këtë duel të madh që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Sipas raportimeve, Gjesti pritet të këndojë para mijëra tifozëve në “Air Albania” si pjesë e spektaklit para ndeshjes mes kuqezinjve dhe Serbisë.